Prej disa javësh, ju kemi konfirmuar ardhjen në Tiranë të këngëtarit me famë botërore Maluma. Ai do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë tek sheshi “Nënë Tereza” në datën 14 mars. Por pavarësisht këtyre, kishte ende njerëz që dyshonin për ardhjen e tij dhe nuk kishin shumë faj. Maluma nuk kishte postuar asgjë në rrjetet sociale që lidhej me Tiranën dhe dyshimet ishin të forta.

Megjithatë, për të gjithë ata që kishin merak, më në fund Maluma ka konfirmuar datën e koncertit. Pas koncertit në Selanik, këngëtari do të vijë në Shqipëri për të festuar bashkë me ne festën e Ditës së Verës. Deri tani janë zbuluar disa detaje nga koncerti i tij, mes tyre edhe çmimi i biletave. Shifrat variojnë nga 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën e quajtur Cherry, e cila ndodhet pranë skenës, deri në 3000 lekë të rinj (25 euro) për një vend në zonën Mimosa.