Modelja e njohur, Ashley Graham ka vetëm pak ditë që ka lindur dhe që tani na ka treguar sesi duket trupi i saj, pasi solli në jetë bebushin e parë. Nëna e re postoi një foto të trupit të saj pas lindjes në Instagram së bashku me disa fjalë të sinqerta për rimëkëmbjen pas lindjes së fëmijës.
Por ato që kanë tërhequr vëmendjen nga look-u i saj përveç barkut, janë sqetullat e padepiluara dhe të brendshmet që nuk ngjasojnë fare me të brendshme femrash,por kjo gjë nuk e shqetëson aspak Ashleyn! Gjatë gjithë shtatzënisë së saj, Graham mori misionin e saj për të treguar ndryshimet në trupin e një femre.