Avokati Spartak Ngjela ka folur për një grua që po e ‘luan mendsh’ kohët e fundit. I ftuar në studion e “E diell”, Ngjela ka folur rreth jetës së tij personale, ndërkohë që në bisedë e sipër ka komentuar edhe rreth erotikës apo dashurisë.
Gazetari Ervin Kurti e ka pyetur Ngjelën nëse ka ndonjë grua që kohët e fundit ia ka hequr trurin. Ngjela ka pranuar se ka një grua të tillë rreth tij, por ka lënë mister emrin.
Pjesë nga biseda
Ervin Kurti: Avokat…do të të bëj një pyetje dhe dua një përgjigje të sinqertë, a ka ndonjë grua rreth e rrotull teje që po ta heq trurin?
Edi Manushi: Obobo
Ervin Kurti: Mos na cito librat por na thuaj diçka tënden…
Spartak Ngjela: Po ti më pyete për grua jo për librat
Ervin Kurti: A ka ndonjë grua që fizikisht, psikologjikisht dhe mendërisht po ta heq trurin?
Spartak Ngjela: Po, ka
Ervin Kurti: Uaa
Spartak Ngjela: Por, nuk ma ka hequr…
Momenti në video në dy minutat e fundit