Kryetari i PD, Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta and American Ambassador in Tirana Donald Lu during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Ilir Meta ka thirrur më 2 mars një miting kundër Edi Ramës. Për këtë, fillimisht ai thirri në një takim Lulzim Bashën, nga i cili, sipas raportimit të disa mediave, i ka kërkuar të mbledhë të paktën 10 mijë njerëz, që t’i shkojnë Metës në miting. Publikisht Basha u shpreh pro Metës, por me sa duket gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta. Kjo, duke qenë se Basha i frikësohet faktorizimit të Ilir Metës, i cili, siç shihet qartë, po punon të marrë drejtimin e opozitës, pasi të shkarkohet si president.

Dhe një portal shumë i afërt me Lulzim Bashën, Lapsi.al, nënvizon pikërisht këtë gjë, që mitingu i 2 marsit, më shumë se sa kundër Ramës, është kundër Bashës. “Lëvizja enigmatike e Ilir Metës, e shpallur me bujë, për një tubim popullor në mes të Tiranës në 2 mars, me shumë sesa një lëvizje për mbrojtjen e Kushtetutës, mund të jetë një pëpjekje për formëzimin e një fronti anti regjim në vend. Pavarësisht se presidenti nuk zbuloi më shumë detaje për veprimet që ka ndërmend të ndërmarrë, duken pak të besueshme që veprimet e tij të cënojnë realish pushtetin pothuajse absolut të Edi Ramës, që vazhdon të kapë gjithçka.

Hipotezat që janë hedhur deri më tani në shtyp duken gati të parealizueshme. Megjithëse e quan gjysëm Paralment, Meta jo vetëm nuk ka tagër ta shpërndajë Kuvendin, por edhe sikur ta kishte, askush nuk do ta përfillte, ashtu sikurse mazhoranca dëshmoi me derkretin e anullimit të 30 qershorit. Edhe obsioni tjetër, ai i organizimit të një referendumi që mund të ndryshonte ndonjë nen kushtetues, ka pak mundësi të pranohet nga Rilindja, që ka në dorë gjithçka dhe që mund t’i fuste shkopinj nën rrota çdo lloj nisme të mbështetur nga qytetarët.

Atëherë për çfarë po luan Presidenca? Më shumë sesa për të krisur pushtetin e betonuar të Ramës, Meta mund të dojë të rigjallërojë faktorët opozitarë të rënë në letargji si pasojë e politikave të Bashës. Me sikuri që Ilir Metës nuk i ka pëlqyer as kapitullimi në tryezë përballë Damina Gjiknurit dhe as ofrimi i paqes para dy ngjarjeve të rëndësishme për Ramën: Konferencës së Donatorëve dhe ridiskutimit të hapjes së negociatave nga vendet e BE.

Këtë luks një qeverie mund ti’a krijonte, vetëm një opozitë luajale e një vendi super normal. Nisur nga këto pirueta të dyshimta që ka shfaqur Basha në betejën e tij me Ramën, ndoshta Ilir Meta nuk ka më besim t’i lërë atij monopolin e opozitarizmit ndaj regjimit. Ndaj ai po fton vetë qytetarët në rrugë. Së pari, për ta kërcënuar një PD të nënshtruar se njerëzit mund të mos e ndjekin, po vazhdoi të sillet si qengji që do të pijë tek dy nëna, dhe së dyti, për të dëshmuar se kundërshtarët e këtij regjimi janë shumë më shum sesa njerzit që i binden Lulzim Bashës. Prandaj lëvizja e 2 marsit, e shpallur si një përballje me kryeministrin dhe pushtetin e tij, mund të shihet edhe si një alarm për të zgjuar kreun e PD-së”, shkruan portali i drejtuar nga Shkullaku e Bushati.(TemA)