Merkato e janarit nuk ka zhgënjyer dhe surprizat nuk kanë munguar. Po cila skuadër ka gëzuar më shumë? Në nivel ekonomik (përjashtohen huazimet) është Sporting-u që buzëqesh, falë 55 milionë eurove të arkëtuara nga shitja e Burno Fernandes.
Pas tyre vjen Borussia Dortmund, me 52 milionë euro të përfituara nga lamtumirat e Weigl, Paco Alcacer dhe Jacob Bruun Larsen. Buzëqeshin edhe skuadrat italiane: Atalanta është e katërta, Verona e gjashtë dhe Milan-i i shtati.
Lista e plotë:
1. Sporting Lisbone: 55 milionë euro (Bruno Fernandes te Manchester United)
2. Borussia de Dortmund: 52 milionë euro (Julian Weigl te Benfica, Paco Alcacer te Villarreal, Jacob Bruun Larsen te Hoffenheim)
3. Salzburg: 41,5 milionë euro (Erling Haaland te Dortmund, Takumi Minamino te Liverpool, Anderson Nningbo te Gent dhe Marin Pongracic te Wolfsburg)
4. Atalanta: 37,5 milionë euro (Andrea Masiello te Genoa dhe Dejan Kulusevski tek Juventus)
5. Flamengo: 36 milionë euro (Reinier te Real Madrid dhe Pablo Mari tek Arsenal)
6. Verona: 34 milionë euro (Sofyan Amrabat te Fiorentina dhe Amir Rrhamani te Napoli)
7. Milan: 32,5 milionë euro (Krzysztof Piatek te Hertha Berlino, Ricardo Rodriguez te PSV, Gustavo Gomez te Palmeiras)
8. Genk: 32 milionë euro (Sander Berge te Sheffield United dhe Mbwana Samatta tek Aston Villa)
9. PSV Eindhoven: 32 milionë euro (Steven Bergwijn te Tottenham dhe Gaston Pereiro te Cagliari)
10. Benfica: 29 milionë euro (Raul de Tomas tek Espanyol, Gedson Fernandes te Tottenham dhe Lisandro Lopez te Boca Juniors)