Trent Alexander-Arnold e zgjodhi mesfushorin dhe bashkëlojtarin e tij në Liverpool, Jordan Hendersonin, kur u pyet se a do të preferonte të luante me Lionel Messin apo me Cristiano Ronaldon. Mbrojtësi anësor i Liverpoolit e kaloi pak kohë gjatë këtij pushimi dimëror në Angli duke iu përgjigjur pyetjeve të disa tifozëve në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter.
Në mes të shumë pyetje të tjera, ai u pyet se a do të preferonte të luante me Lionel Messin apo me Cristiano Ronaldon, por Arnold u përgjigj se do ta preferonte Jordan Hendersonin, duke e përdorur nofkën e tij “Hendo”. Tifozëve të Liverpoolit u pëlqeu kjo përgjigje e Arnoldit, duke shkruar gjëra si: “Vazhdojmë me propagandën për Hendon”, “Çfarë përgjigje!” dhe “Bravo të qoftë, fitore e madhe”. Megjithatë, Arnoldi më vonë e emëroi Messin si kundërshtarin e tij më të vështirë me të cilin është përballë gjatë karrierës së tij.
Ai vazhdoi duke e lavdëruar Steven Gerrardin si idhullin e tij në Liverpool, përderisa e emëroi Thierry Henryn dhe Zinedine Zidane si dy idhujt e tij jashtë që s’kanë luajtur për Liverpoolin. Arnold do të ketë mundësi të kthehet sërish në fushën e blertë të shtunën, kur Liverpooli e vazhdon garën për titull të Premierligës me ndeshjen kundër Norwich Cityt.