Barcelona po kalojnë një moment të vështirë për sa i takon situatës që ka lidhje me Lionel Messi-n. Pas debatit mes argjentinasit dhe Eric Abidal, klubi katalanas është akuzuar se ka paguar për të diskretituar Leo-n dhe lojtarë të tjerë të skuadrës.
Këtyre zërave u janë shtuar edhe ato që kanë lidhje me merkaton. Sipas Radio Continental, Messi është shumë afër MLS-së dhe më saktësisht Los Angeles Galaxy.

Sipas Goal, disa përfaqësues të klubit amerikan kanë zhvilluar disa negociata paraprake me babanë e argjentinasit. Gjigantët e MLS-së duan të gjejnë një yll ndërkombëtar për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovic-in, i larguar në muajt e kaluar. Jo vetëm Chicharito Hernandez, i cili ka nënshkruar kohët e fundit, por edhe gjashtë herë Topin e Artë. Operacioni duket i vështirë, por kurrë mos thuaj kurrë…