Barcelona do të luajë sonte një sfidë jo të lehtë në tranfertë kundër Betis që vjen pas eliminimit në Kupën e Mbretit kundër Atletic Bilbao. Jo vetëm për këtë arsye, por edhe për faktin se Real Madrid është shkëputur me tre pikë në krye të klasifikimit, Barcelona duhet të fitojë me patjetër.
Gjithsesi situata në klubin katalanas nuk e favorizon një rezultat të tillë. Pas përplasjes publike mes Lionel Messi-t dhe drejtorit sportiv Abidal, është ky i fundit që i ka hedhur akoma edhe më shumë benzinë zjarrit, lidhur me faktin se Messi mund të largohet në fund të sezonit.Ylli argjentinas ka një klauzolë në kontratë që duke filluar nga fundi i sezonit 2020 mund të largohet me parametra zero, në një kohë që kontrata i përfundon në qershorin e 2020. I pyetur nga Mundo Deportivo nëse Messi do të rinovojë, drejtori sportiv Abidal është përgjigjur në këtë mënyrë:
‘Pyetja duhet t’i bëhet Messi-t, por shpresoj që ai të qëndrojë. Messi tha se Barcelona është gjithçka për të, se ai dëshiron të qëndrojë, nga këtu ne duhet të nisemi. Por ai është lojtari më i mirë në botë dhe të rinovosh me të tillë futbollistë është gjithmonë e vështirë.’
Pak ditë më parë dolën në skenë emrat e ekipeve më të favorizuara për të marrë Messi-n në fund të sezonit ku në ‘pole-position’ ishte Manchester City. Gjithashtu u përmenden edhe emrat e klubeve si Paris SG, Juventus apo Inter.