Për Presidentin Rilindja është më e rrezikshme sesa koronavirusi, që së fundmi është përhapur me shpejtësi në Itali. Jashtë ambienteve ku është vendosur SPAK, Ilir Meta i cili për herë të dytë në cilësinë e Presidentit të vendit depozitoi një kallëzim penal, pas atij për kreun e KED Dvoranin, sot padinë ndaj ministres së Drejtësisë Gjonaj, përsëriti thirrjen për tubimin e 2 marsit.

I pyetur nga gazetarët nëse një thirrje e tillë që do të grumbullojë njerëzit është rrezik për përhapjen e koronavirusit, i cili ende nuk ka depërtuar në vendin tonë, Meta u përgjigj: “Rreziku më i madh është murtaja që quhet Rilindje. Ju pres më 2 mars kundër murtajës që do të ç’bëj shtetin e së drejtës”.