lir Meta ka paralajmëruar protesta masive më 2 mars. Në konferencën e sotme për mediat, Meta paralajmëroi një besëlidhje me popullin dhe tha se institucionet në bulevardin Dëshmorët e Kombit do i kthehen popullit. “Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe gjysmë-parlamenti.Së dyti ka edhe persona të tjerë, që do të ketë padi të reja, cdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Do të marrim me qetësi cmontimin e plotë të grushtit të shtetit.

Nëse kjo godinë, ky institucion është sot një kështjellë e vetme, për fat të keq, por e pamposhtur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, përpara popullit në bulevard, ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera. Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevradin dëshmorët e Kombit, falë popullit shumë shpejt, nuk do të ketë vetëm një institucion që është Presidenti në mbrojtje të Kushtetutës, por të gjithë këta institucionet që janë në bulevard do i kthehen popullit. Ata që kërkojnë popullin e presidentit të Whats app të përgatisin poturet e gjëra”- tha Meta. (TemA)