Milan ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm. Për të përmirësuar cilësinë e ekipit do të duhen të paktën pesë përforcime dhe emrat e listës së dëshirave të kuqezinjve kanë filluar të qarkullojnë që tani. Një prej këtyre është Matias Zaracho, mesfushor i Racing Avellanda-s. Boban dhe Maldini janë gati të ofrojnë 15 milionë euro për të bindur klubin argjentinas që ta lënë të lirë 21-vjeçarin.
Tjetri është Rodrigo De Paul. Përveç kombësisë argjentinase, këta dy lojtarë kanë të përbashkët edhe menaxherin. Agustin Jimenez është parë më shumë se një herë në shtëpinë e Milan-it, një sinjal që tregon se negociatat kanë filluar. Udinese, edhe për shkak të paraqitjeve të mira të bëra deri tani nga mesfushori, kërkon 35 milionë euro. Rodrigo ka dëshirë të bëjë hapin e madh dhe të transferohet te një klub ambicioz.