Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi se Rusia nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj pa u përmbushur marrëveshjet e arritura në Paris.

“Nuk është hera e parë që udhëheqësit e Ukrainës kërkojnë rishikim të marrëveshjes së MISKUT. Ata kanë kërkuar që marrëveshja të rikonsiderohet por nuk kanë bërë asgjë. Të gjitha strukturat duhet të marrin nën kontroll situatën. Duhet zgjidhje demokratike. Ne i kërkojmë kolegëve tanë të shohim këtë situatë dhe të tërheqin kërkesën e tyre. Miqtë ukrainas përmendën Slebonjan dhe ka pasur ndoshta zona ku ka pasur pastrim etnik por ata e kanë marrë si shembull për zgjidhjen e situatës së Donbasit. Sa i takon takimit të Normandisë, mund të dëgjojmë shumë deklarata për Ukrainën. Kemi thënë se duhet të punohet në kuadër të formatit të Normandisë. Janë marrë një sërë vendimesh.

Duhen zbatuar detyrimet e parashikuara. Në Paris u hartua një dokument, ku përcaktonte detyrat e palëve në terren. Shpresoj fort që udhëheqja ukrainase do të jetë në përputhje me fushatën e Zelenskyt. Ne do ta diskutojmë vetëm kur ato për të cilat është rënë dakord në Paris të përmbushen. Kjo do të ndodhë vetëm kur të hartojmë një dokument dhe të mos ketë përpjekje për të minuar marrëveshjet që kemi arritur. Zelensky hartoi nga e para dhe ndryshoi projektin. Ne do të udhëhiqemi nga ky qëndrim dhe përpjekjet për të bërë një hap para dhe dy hapa pas krijojnë pengesa për ne”, tha Lavrov.