“Shumë shqiptarë do donin ta fshihnin nga kujtesa atë ëndërr të keqe, atë tërmet të 26 nëntorit. Atë mëngjes ne të gjithë u zgjuam jo thjesht si prindër, si bashkëshort dhe si bij por edhe me një përgjegjësi tjetër të re sepse e nesërmja përcolli një realitet të ri. Orë pas ore përballeshim me një bilanc gjithmonë e më tro nditës që përveç jetëve të humbura më pas u përllogarit në një vlerë prej 1 miliard euro”. Kështu u shpreh gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Reagimi i qeverisë Rama ishte i menjëhershëm që në javën e parë njëkohësisht me ngushëllimet, ndihmën për këdo që u përball me fatke qësinë, nisi dhe puna e projekteve të rindërtimit. Përpara qeverisë u shtrua pyetja, të arnojmë dëmet apo të ndërtojmë nga e para? Të zgjidhim nevojat e të sotmes apo të mendojmë të nesërmen? Qeveria Rama nuk pati asnjë dyshim dhe zgjodhi të ardhmen. Fal solidaritetit, angazhimit dhe punës në terren u hartuan skenarët e duhur. U studiua formula më jetëgjatë që garanton jo thjesht një shtëpi, një strehë mbi kokën e atyre që tashmë e kanë humbur, por një nivel jetese më të mirë duke ju qasur standardeve europiane, duke respektuar kodet e ndërtimit dhe duke dalë përtej nevojës së emergjencës për të arritur tek lagjet e reja si një model zhvillimi. Jo vetëm tek lagjet urbane por dhe ato rurale. Banesa të reja, qendra shëndetësore, arsimore, kulturore, parqe por dhe me morial në kujtim të jetëve të hu mbura në atë tërmet”-, tha Margariti.
Ajo theksoi se, “në ato 26 zona që tashmë kanë filluar të studiohen dhe planifikohen drejt zhvillimit dua të ndalem pak tek Thumana dhe Laçi. Thumana pas këtij rindërtimi nuk do të jetë një fshat i ndërtuar në mënyrë ka otike dhe rastësore, nuk do jetë një fshat me gjurmë pla ge pas tërmeti por një realitet i ri rural, afër një liqeni që të gjithë do duan të aksesojnë shërbime të reja. Një vend nga ku të rinjtë nuk do duan të largohen dhe ku shpresojmë që dhe ata që hu mbën njerëzit e tyre të dashur do gjejnë forcën për t’u shplodhur në parqet e memories”. “Laçi nuk do të jetë më një fantazmë, një ish-qytet industrial ku kanë mbetur si relike oxhakët e fabrikave të dikurshme. Laçi do jetë një qytet ftues me ndërtesa bashkëkohore private dhe publike, me parqe dhe rrugë ku çdo pelegrinë do mund të ndal hapat e tij edhe për një natë përpara se të ndezë një qiri në kishën e shenjtë”-, u shpreh Margariti. Ajo shtoi se, “tashmë kemi ideuar dhe përzgjedhur 3 modelet e banesave individuale që do të fillojnë të ngrihen në të gjitha zonat urbane dhe rurale në rreth 400 hektarë rindërtim dhe bashkë me pranverën do të çelen dhe kantieret e ndërtimit”.
“Ishte ky angazhimi i qeverisë Rama, vizioni i mirëmenduar dhe afatgjatë që u dha garanci dhe miqve tanë në Europë, Amerikë e më gjerë. Konferenca e Donatorëve ishte shembulli i pastër i mbështetjes së punës së bërë që në javët e para dhe ishte vlerësim për këtë qeveri dhe për gjithë kombin shqiptarë. Ne nuk do të zhgënjejmë pritshmëritë e tyre dhe tuajat, ne do të tregojmë që e kemi merituar besimin e dhënë. Do tregojmë që dhe ata persona të prekur nga tërmeti të cilët në këto 3 muaj nuk i kemi lënë kurrë vetëm, do vazhdojmë t’i gjendemi gjithmonë pranë”, përfundoi Margariti.