Pasi koronavirusi trokiti në Italinë fqinje, edhe organet përkatëse në Shqipëri janë vënë menjeherë në lëvizje duke dyfishuar masat.Por njësoj si me tërmetit e 26 nëntorit, ka perpjekje dashakeqe nga individë dhe media të caktuara të perhapin panik mbi rrezikun që i kanoset Shqipërisë dhe mundësitë të përballim të tij nga shteti.
Mitet e rreme që qarkullojnë dhe të vërtetat e thjeshta që qendrojnë pas tyre.Mit: Koronavirusi është virusi më i rrezikshëm që ekziston.Fakt: Gripi i zakonshëm vret më 60 herë më shumë njerez në vit se koronavirusi.Mit: Nëse diagnostikohesh me koronavirus, vdes.
Fakt: Vetëm 2% e të prekurve nga koronavirusi kanë ndërruar jetë dhe shumica kanë pasur sistem imunitar të dobët.Mit: Duhet përdorur (vetëm) maskë për tu mbrojtur.Fakt: Për te parandaluar transmetimin, lani duart shpesh dhe mbuloni gojën kur teshtini me pjesën e brendshme të parakrahut.Mit: Çdo informacion që del në internet është i vërtetë.Fakt: Jo. Mos besoni çdo gjë që lexoni online por prisni konfirmime zyrtare nga institucionet përkatëse.Mit: Në Rinas nuk bëhen kontrolle të udhëtarëve.Fakt: Të gjithë pasagjerëve u matet temperatura me anë të një termometri lazër. Të gjithë të pajisur me maska.Mit: Nuk janë marr masa në porte dhe pikat kufitare.Fakt: Vetëm mëngjesin e sotëm janë kontrolluar 340 pasagjerë që vinin nga Bari në portin e Durrësit. Në Morinë është dyfishuar personeli mjekësor.Mit: Audio që po qarkullon e një vajze që thotë se vjehrra që punon mjeke në Durrës konfirmon shumë raste për koronavirus, është e pavërtetë.Fakt: Nëse do ishte e vërtetë, perfaqësuesit e Insitutit të Shëndetit Publik do të paralajmëronin qytetarët. (Alpenews.al)