Monika Kryemadhi ka nxjerre nga selia e LSI sot Luan Ramen per te mbrojtur bashkeshortin, Ilir Meten. Ne nje deklarate per mediat, LSI e Monikes, thekson se qeveria po ben grusht shteti ndaj Ilir Metes, bashkeshortit te saj. Deklarata e plote nga Luan Rama: Jam këtu për të ritheksuar para opinionit publik situatën e rëndë politike që ndodhet vendi për shkak të krizës së madhe dhe papërgjegjshmërisë së qeverisjes, e cila në vend që të punonte për çeljen e negociatave me BE-në, po bën të kundërtën, me synim kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e tij. Përpjekja kriminale për kapjen e shtetit përmes vjedhjes së kompetencave të presidentit me synimin gjithëpushtetin sovjetëve, është njëri prej skenarëve të realizmit të grushtit të shtetit.

Grusht shteti nuk do të thotë vetëm kur dalin tanket e ushtrisë në rrugë dhe i kundërvihen pushtetit. Grusht shteti është edhe kur një pjese e pushtetit merr në mënyrë të paligjshme komentencate një pushteti tjetër, siç po ndodh në Shqipëri. Plani kriminal dhe mafioz dhe klani i trafikantëve dhe falsifikatorëve të dokumenteve zyrtare synon vjedhjen e komentecave të presidentit, të kap dhe të privatizojë çdo institucion të organeve qeverisëse të drejtësisë, të GJK. Data 2 mars është një datë mesazh, apel për tu bërë të gjithë bashkë kundër kësaj të keqeje, klanit kriminal dhe mafioz dhe kudër falsifikatorëve.