Strukturat e Monitorimit në Terren kanë vijuar me verifikimet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të Planit Kundër Informalitetit. Gjatë periudhës 31 Janar – 12 Shkurt 2020, janë kryer 946 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 251 shkelje.

Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë: 13 subjekte të paregjistruara;
30 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë) 5 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (rasti i dytë) 6 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. 54 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se Lufta kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.