Nëse jeni duke kërkuar për dashuri tani ose doni të dini më shumë për personin që mund të jetë i duhuri për ju, shenja e zodiakut mund t’ju japë disa informacione të rëndësishme që bazohen tek personaliteti juaj dhe ajo që pëlqeni e nuk pëlqeni. Duke ndjekur këto këshilla mund ti shmangni vetes disa zhgënjime dhe të mbani pranë vetes personin e duhur.

1.Dashi Ju duhet të shmangni Bricjapin. Natyra juaj impulsive nuk përshtatet me personalitetin analitik të Bricjapit. Mosmarrëveshjet do jenë të shumta sepse ju do e dëgjoni duke kontrolluar sjelljen tuaj. Lidhja me ta është e vështirë, sa mezi funksionon. 2.Demi Mendoni gjatë para se të nisni një lidhje dashurie me Ujorin. Ju jeni shumë kokëfortë dhe nuk pëlqeni të hiqni dorë nga opinionet tuaja, e cila është ekzaktësisht e kundërta e Ujorit. Ujorët janë shumë kreativë dhe mund të sjellë risi që juve nuk ju pëlqejnë shumë. Një partner Ujor do të ndikohet nga refuzimet tuaja dhe kjo do të shkaktojë sherre të panumërta. 3.Binjakët Shmangni partnerët Akrepë sepse qëllimet e jetës tuaj janë krejtësisht të ndryhsme. Ju nuk do të jeni kurrë të gatshëm të ofroni atë që kërkojnë dhe do të lodheni shpejt. Ju nuk do të keni kohë për të përmbushur të gjitha kërkesat e tij dhe do i dukeni të padisponushëm emocionalisht.

4.Gaforrja Gjëja më e mirë për ju është të shmangni Shigjetarët sepse ju do ta frikësoni me sjelljen tuaj. Shigjetarët pëlqejnë të udhëtojnë dhe të eksplorojnë botën me qetësi, të kenë jetën e tyre. Ndërsa ju nuk jeni të përgatitur për të gjithë këtë dashuri e përkushtim, prandaj mbani afër ata që vërtetë ju vlerësojnë. 5.Luani Është e papranueshme të kesh një marrëdhënie të mirë me Peshqit. Ata kanë një karizmë unike, por përfshihen lehtë emocionalisht, prandaj ju do të pendoheni që jeni pjesë e jetës së tyre. Kërkoni për dikë më të fortë, që është më i mirë për ju dhe nuk do të ketë nevojë të përballet me krenarinë tuaj. 6.Virgjeresha Mos u mashtroni nga lidhja me Peshoret. Sa më shumë ta doni këtë person, më shumë do ta kuptoni se keni lindur për të mos qenë bashkë. Dyshimi do të jetë gjithmonë i pranishëm në lidhjen tuaj dhe kjo do ju bëjë të pendoheni.

7.Peshorja Ju mund të mendoni që Virgjeresha është gjithcka keni nevojë, por ndoshta duhet të mendoheni më gjatë. Ju mund të keni shije të ngjashme, por keni personalitete të ndryshme prandaj do të jetë një sfidë e madhe për ju. Me një partner virgjereshë, do të jetë e vështirë të organizoni jetën ashtu sic dëshironi. Mendoni më gjatë për këtë. 8.Akrepi Ju merrni frymë falë pasionit dhe dashurisë. Nëse Binjakët ju duken partnerët më të mirë për jetën tuaj, e keni gabim. Ju nuk arrini të bini dakord në mënyrën që prisni. Kanë një jetë të paqëndrueshme dhe do të ndiheni të parehatshëm me këtë person, edhe nëse e doni. Mendoni nëse kjo paqëndrueshmëri është ajo që dëshironi. 9.Shigjetari Juve mund t’ju duket se Gaforret janë celësi i suksesit, por duhet të dini se gjërat me to nuk funksionojnë në mënyrën që ju prisni. Gaforrja nuk është aq e fortë dhe aventuriere sa ju, prandaj me ta duhet të ulni ritmin e jetës. Të gjitha këto ju bëjnë të mendoni se nuk janë zgjidhja e duhur për të kaluar jetën.

10.Bricjapi Mos mendoni të lidhni jetën me një Dash. Ju nuk e imagjinoni jetën pa qenë cdo gjë e planifikuar dhe Dash-ët janë tepër impulsivë. Personaliteti juaj është e kundërta e tyre dhe do të përjetoni gjithmonë kontroll, gjë që nuk ju pëlqen aspak. Askush nuk e meriton të jetojë pa siguri, prandaj jepini rëndësi më të madhe shëndetit emocional. 11.Ujori Dema-t mund t’ju intrigojnë, por lidhja mes jush nuk do të zgjasë shumë. Natyra juaj është e ndryshme dhe do të lëndoheni nga sjellja e tyre. Më mirë qëndroni larg kësaj shenje dhe kujdesuni për veten. 12.Peshqit Kini kujdes nga një Luan. Janë natyrë ëndërrimtare që bëjnë shumë plane, janë të vecantë por nuk janë gati t’ju vlerësojnë në mënyrën që ju kërkoni. Partneri ideal për ju është dikush që nuk i jep rëndësi të madhe vetes dhe ju përgjigjet në anën emocionale që kërkoni.