Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) njoftoi sot se moti i ftohtë i shoqëruar me erëra të forta dhe reshje ka sjellë avari në rrjetin elektrik gjatë natës. “Gjatë natës vendi është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe dëbore, duke krijuar probleme në rrjetin elektrik ajror”, theksoi OSHEE.
Një pjesë e fiderave, bën të ditur OSHEE-ja janë stakuar si masë sigurie, ndërsa brigadat e emergjencës të OSSH ndodhen në terren për riparimin e linjave të dëmtuara.