Trajneri Jose Mourinho ka insistuar se ai nuk i la futbollistët që do t’i dëshironte në skuadrën e Tottenhamin, duke thënë se po luan shah pa figura. Problemet me lëndime të shumta i kanë sjellë trajnerit të ri të Tottenhamit, Jose Mourinhos. Giovani Lo Celso dhe Erik Lamela i janë bashkuar Harry Kane, Moussa Sissoko dhe Ben Davies në listën e të lënduarve. Mourinhos gjithashtu iu mohua mundësia ta ftojë Steven Bergëijnin, të cilin Tottenhami e transferoi gjatë afatit kalimtar të janarit, për ndeshjen kthyese të rundit të katërt të FA Cup me Southampton, pasi që ai s’ishte i regjistruar në skuadër për këtë ndeshje.

Portugezi insistoi se ai është duke punuar me duart e lidhura për momentin në Tottenham, duke bërë kështu që ta ketë të pamundur ta implementojë progresin që dëshironte ta shihte. “Unë duhet ta menaxhoj këtë lojë shahu pa figura. E dini, s’kam oficerë, mbret apo mbretëreshë. Është shumë, shumë e vështirë me kaq shumë lëndime e probleme. S’e kisha as Bergëijnin”, tha Mourinho. “Unë nuk mund të flasë për progresin që dua ta shoh sepse nuk i kam lojtarët që i dua. Skuadra ka nevojë që lojtarët të përmirësohen – në aspektin e dinamikës, taktikave dhe kolektivisht. Neve na duhet lojtarët, por s’i kemi ata”.

“Kemi humbur shumë lojtarë. Sissoko, Harry dhe sot Lamelan, Lo Celson dhe Bergëijnin. Është shumë e vështirë. Një ndeshje i kemi lojtarët A, B dhe C, ndërsa në ndeshjen tjetër jemi pa lojtarët D, E dhe F. Ka qenë një sezon me të vërtetë i vështirë”. “Është pak a shumë si kur e ngreh lart batanijen, por pastaj shputat të mbeten të zbuluara. Nëse i mbulon shputat, atëherë gjysma e trupit është jashtë batanijes. Kështu jemi ne. Por, skuadra ka shpirt të mrekullueshëm dhe kjo më pëlqen”.