Chelsea ka triumfuar 2-1 në derbin e Londrës ndaj Tottenham-it të Mourinhos, që vinte në këtë takim pas humbjes në Champions ndaj Leipzig.“Blutë e Londrës” e dominuan thuajse të gjithë takimin, ndërsa goli i parë u shënua nga sulmuesi francez Giroud në minutën e 15 të pjesës së parë.

Ndërsa edhe pjesa e dytë nisi me golin e Alonsos, i cili vulosi suksesin e skuadrës së tij në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për objektivin Champions.Në fundin e ndeshjes, Tottenham ngushtoi rezultatin me një autogol të Rudiger, por vetëm kaq.Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 44 pikëve, në vendin e katërt në renditje dhe me një diferencë prej 4 pikësh tashmë, pikërisht ndaj Tottenham-it të vendit të pestë.