Pas ndarjes së bujshme nga Mozzik, reperja Loredana Zefi nisi një romancë të re për të cilën u komentua mjaft në media. Vazhdimisht në rrjete sociale ajo publikonte foto e video ku tregonte se kishte në krah një partner të ri, pa e zbuluar identitetin e tij. Mirëpo, postimet nga i njëjti vend i nxorrën zbuluar Loredanën dhe reperin e njohur gjerman, Zuna.

Ata janë bashkë megjithëse akoma nuk e kanë bërë publike, ndërsa ende nuk e dimë se prej sa kohësh po lulëzon romanca e tyre. Gjatë kësaj kohe, Mozzik ka bërë vazhdimisht këngë “diss” për Loredanën, mirëpo u habitëm me veprimin e tij të fundit.
Ai ripostoi në InstaStory një foto ku shfaqet me disa djem dhe mes tyre është edhe partneri i ri i Loredanës.


Madje, Mozzik i ka hedhur dorën në sup Zuna-s dhe kanë pozuar duke buzëqeshur. Me siguri kjo është një pozë e vjetër e djemve të cilët dikur kanë pasur shoqëri, ndërsa tashmë nuk dihet si janë marrëdhëniet mes tyre. Mirëpo, fakti që Mozzik ripostoi një foto me reperin gjerman na bën të mendojmë se nuk i mban inat partnerit të ri të Lorit. Si mendoni ju?