Siç ishte paralajmëruar, prezantuesja Alketa Vejsiu u shfaq në skenën e madhe të “Sanremos” në krah të Amadeus, me të cilin do të bashkëprezantojnë mbrëmjen e sotme të këtij festivali të madh të muzikës italiane. Dyshes do t’i bashkohet edhe Georgina Rodriguez. Alketa nuk e fshehu emocionin teksa zbriste shkallët e teatrit të famshëm “Ariston” duke e konsideruar këtë pjesëmarrje një triumf për karrierën e saj profesionale, ndërsa zgjodhi një moment të veçantë gjatë prezantimit për të përshëndentur në shqip të gjithë bashkëkombasit e saj.
“I dua shumë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri”, u shpreh ajo duke bërë që “Sanremo” të flasë shqip për pak sekonda.