Në fillim të këtij vit, Armina Mevlani ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”. Teksa u pyet për dasmën, ajo tha se këtë vit nuk do të ketë dhe zbuloi shkakun. “Duhet të jemi të dy gati dhe kjo do kohë organizimi. Në 2020 nuk ka dasmë! ”u shpreh blogerja e njohur. Megjithatë agjenti 00Thumb në “ThumbON” , tregon të kundërtën. Sipas tij, Armina dhe Shkëlzeni do të martohen këtë pranverë në Itali dhe pritet të jetë një dasmë madhështore.
Në të do të ketë shumë të fruar nga politika dhe personazhe të njohur të ekranit. Kujtojmë se në vitin 2018, në një ceremoni private, dyshja celebroi dashurinë me fejesë. Të pranishëm ishin vetëm 30 të ftuar, të cilët u përpoqën që të zbulonin sa më pak detaje.