Pasi dështoi për transferimin e mesfushorit algjerian Sofian Amrabat (lojtari firmosi me Fiorentina dhe në fund të sezonit do të transferohet në Firence), Napoli nuk ka ndër mend që të humbasë edhe obje ktivin tjetër, Marash Kumbulla, i cili do Interin, por zikaltërit kanë bërë vetëm një sondazh dhe nuk janë shtyrë më shumë se sa kaq.
Edhe Fiorentina është interesuar për mbrojtësin e talentuar të Verona, por Napoli në sajë të drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli, po bën presion dhe po i premton Kumbullës vend titullari sezonin tjetër, bashkë me Rrahmani, duke qenë se me shumë mundësi Koulibaly do të shitet. Tratativa është shumë larg mbylljes, por duket se rruga ëshë shtruar, me Interin që mund të hyjë në lojë nga një moment te tjetri. Kujtojmë që Napoli bleu Rrahmanin për 14 mln euro dhe nëse dëshiron Kumbullën, duhet të paguajë të paktën 18-20 mln euro, sipas kërkesave të Hellas Verona, që e ka rritur vetë dhe do të bënte një plusvlerë tepër të rëndësishme.