Një shofer u gjobit me 120 euro pasi ndaloi në rrugë për të teshtitur. Steven Savage nga Attleborough, Anglia u ndal në rrugë për vetëm 26 sekonda kur erdhi për të teshtitur, ndërkohë që ishte duke drejtuar mjetin. Disa ditë më vonë, megjithatë, Stivini mori një raport nga Shërbimi Kombëtar i Trafikut Rrugor duke e informuar atë se ai u gjobit me 120 euro sepse kamerat e “kapën” atë duke ndaluar në rrugë!
” Kur bëhet fjalë për teshtitje, gjëja më e mençur është të ndaleni në anën e rrugës, sepse është shumë e rrezikshme të humbni kontrollin e makinës dhe të shkaktoni një aksident ” , tha shoferi. ” Për të qenë i sinqertë, unë u mërzita me gjobën”, tha ai për gazetën Sun. Ai sqaron se nuk e ka pranuar gjobën, ndaj do të kërkojë anulimin e saj.