Ndodh edhe në spektaklet e mëdha, edhe në koncertet e mëdha, edhe në kompeticione të këtij lloji. Gjithmonë moderatoret duhet të zbresin me shumë kujdes, kur kanë shkallë para skenës, sepse takat janë të pabesa. Shpeshherë… Kështu i ndodhi sonte Sabrina Salerno-s, sapo nisi të zbriste shkallët për të mbërritur në skenë. Kur Amadeus prezantoi partneren e tij të radhës, showgirl dhe aktoren e njohur që do të qëndrojë në krah të tij gjatë gjithë mbrëmjes, publiku e priti me ovacione.

Por e mësuar me skenën, Sabrina e kuptoi shpejt që nëse nuk tregohej e kujdesshme, taka e këpucës mund ta rrëzonte. Amadeus e kapi shpejt situatën nisur edhe nga ndalesa e saj e shpejtë dhe i shkoi në ndihmë. E gjithë situata kaloi me humor dhe e tillë u përcoll edhe te publiku. Sabrina Salerno kthehet në skenën e Sanremos për të dytën herë pas 29 vjetësh.

 

View this post on Instagram

 

Ndodh edhe në Sanremo! Siklet i madh janë takat, ama i bëjnë gratë të duken më bukur! ❤️#sanremo2020

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on