Kampioni i Juventusit Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Sanremo dhe është vendosur në rreshtin e parë të spektatorëve në sallën e Festivalit. Kampioni Portugez është rreshtuar ndër spektatorët për të parë dhe mbështetur partneren e tij Georgina Rodriguez e cila do të moderojë natën e tretë të festivalit të Sanremos bashkë me moderatoren shqiptare Alketa Vejsiu dhe Amadeus.
I veshur me kostum blu, këmishë të bardhë, kravatë dhe i buzëqeshur Cristiano Ronaldos ka tërhequr vëmendjen e gjithë spektatorëve. Lexo.al/