Një pronar lokali është arrestuar pasi kishte hapur biznesin e tij për lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, e ndërsa 6 të tjerë, personat që po luanin janë vënë në hetim.
Burime zyrtare nga policia e Shtetit i tha Shqiptarja.com se është arrestuar E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. 40-vjeçari kishte në pronësi një lokal në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat ku dhe u kapën 6 personat duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe sasia e lekëve që ishin vënë në lojë. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.