Ditën e sotme shumë qytete në vendin tonë u zgjuan të zbardhur. Dëbora kishte mbuluar një pjesë të madhe të territorit dhe reshjet u panë edhe në malin e Dajtit. Por edhe sa do të vazhdojë kjo situatë?
Sipas sinoptikanëve, temperaturat do të vazhdojnë të ulen dhe javën tjetër do të kemi përmirësim. “Edhe ditën e sotme do të ketë reshje dëbore. Dita e nesërme parashikohet të jetë më e ftohta ku temperaturat do të shkojnë në -10 gradë. Situata do të vazhdojë të jete e tillë dhe javën tjetër pritet që të kemi përmirësim të situatës”, shprehen sinoptikanët.