Vendi i 12-të UJORI. Ky do jetë një muaj aspak pozitiv për shenjën tuaj. Marti është kundër, duke ju transmetuar një lloj negativiteti, si në punë (ku do vërehet një ngadalësim) edhe në fushën e ndjenjave, me partnerin/en që do ankohet për monotoni dhe mungesë pasioni. Puna merr 2 pikë, dashuria 2. Vendi i 11-të GAFORRJA. Jo të gjitha ditët do jenë të mira në shkurt. Do alternohen momente vështirësie me periudha të qata. Puna do jetë shumë impenjative, ndërkohë do jeni të detyruar të bëni llogaritë edhe me ndonjë pakënaqësi të partnerit/es. Puna 3 pikë, marrëdhënia në çift2.
Vendi i 10-të PESHORJA. Pozicionimi i Marsit do jetë kundër jush. Disa njerëz flasin shumë pas krahëve për ju dhe kjo për ju është e patolerueshme. Puna 3. Ndjenjat 3. Vendi i 9-të AKREPI. Fatkeqësisht për ju nuk do ketë asnjë risi që të mund t’ju çlirojë, por në kompensim me këtë, do jetoni situata mjaft pozitive, sin ë punë edhe me njeriun e zemrës. Shkurti do jetë një muaj i qetë, ku nuk do mungojnë mbrëmjet tuaja të preferuara. Profili profesional 3. Marrëdhënia në çift 4. Vendi i 8-të PESHQIT. Keni dyshime lidhur me disa lëvizje të një personi. Edhe partneri/ja juaj mund të ndjejë xhelozi për ju, pa ndonjë arësye specifike. Nëse jeni single, nuk parashikohen risi, por mund të keni shpresë me ardhjen e pranverës. Puna 4. Profili pasional 5. Vendi i 7-të
BINJAKËT. Për muajin shkurt mund të keni vështirësi dhe pak ankth. Një mendim fiks nuk ju lë të jetoni të qetë. Nga fundi i muajit situata mund të përmirësohet. Puna 5 pikë, dashuria 4. Vendi i 6-të LUANI. Ndiheni të vlerësuar dhe në formë të shkëlqyer. Një gjendje shpirtërore që padyshim do favorizojë humorin e mirë dhe harmoninë në çift, ku nuk do mungojë pasioni dhe romantizmi. Propozime të mira në punë. Fusha profesionale 6, dashuria 7. Vendi i 5-të BRICJAPI. Shkurti do jetë një muaj ndryshimesh, sidomos në aspektin profesional. Do paraqiten disa mundësi të rëndësishme, që mbase në të ardhmen, mund të jenë një kthesë e rëndësishme për karrierën tuaj. Puna 8, ndjenjat 6. Vendi i 4-t
SHIGJETARI. Shkurti rezervon risi në dashuri përsa i përket çifteve që kanë kohë që janë bashkë. Do surprizoheni nga një lajm i paparitur që nga njëra anë mund t’ju trondisë dhe nga ana tjetër mund të sjellë lumturi në çift. Profili profesional 8, marrëdhënia në çift 7. Vendi i 3-të VIRGJËRESHA. Muaj me fat për të lindurit e kësaj shenje që janë në kërkim të shpirtit binjak. Njeriu që ju ka bërë për vete prej disa kohësh, mund të kthehet në partner/e për ju ose t’ju kërkojë një takim, ku do mund të thelloni marrëdhënien tuaj që për momentin është miqësi e thjeshtë. Puna 8, dashuria 8. Vendi i 2-të DEMI. Risi intriguese për këtë muaj. Në aspektin profesional mund të keni disa ndryshime pozitive përsa i përket karrierës suaj, ndërsa për ju që jeni në kërkim të një pune, ku mund të jetë muaji i duhur për të nisur shpërndarjen e cv-ve me shpresën për të gjetur një punë. Fusha profesionale 9, dashuria 8. Vendi i 1-rë DASHI. Shkurti do jetë një muaj premtues për ju. Do paraqiten mundësi shumë interesante, të gjitha për t’u analizuar. Edhe për ata që janë single, ka lajme të mira. Ndërmerrni një iniciativë me atë që ju intereson. Puna 9 pikë, ndjenjat 9.