Ilir Meta pritet të bëjë provën më të fortë në karrierën e tij politike; atë të thithjes së njerëzve në shesh, inj ektimit të tyre me një kauzë, e cila, mjaft të shihet se ku i ka rrënjët – të neni aq e pika kaq(!!!) – për të dalluar qartë një sajesë nga më teatralet në politikën shqiptare, duke i shtuar kësaj ekzibicionzimat e llojllojshëm, ku veçon dhe një zjarrmi atdhetare e lindur befas, shoqëruar me shqiponjën naive të Kreshnik Spahiut. I mungon, e me gjasë mund të ndodhë, vetëm intepretimi himnit kombëtar, kjo në variantin Basha. Dhe le të ndalemi këtu. Meta e Basha janë kry qëzuar në një moment politik me njëri-tjetrin, pa patur asgjë të përbashkët në rrugëtim. E përbashkëta e tyre është fati se as njëri e as tjetri nuk e gëzojnë aftësinë e të qënit frymëzues. Eshtë cen i lindur i tyre. I lindur gjersa kur tentojnë ta bëjnë, ta provojnë, të imponohen për të ndodhur, katandisen në qesharakë(siç). Meta mund të ketë aftësi të tjera – patjetër që është një kodosh në politikë, e në këtë pikë Basha s’i ngjan fare, por kurrë nuk ka mundur dot të frymëzojë. Sepse ligjërimi i Metës, si dhe i Bashës, janë dy boshësitë e individualitetit të tyre. Asnjë ngacmim, asnjë mbresë, asnjë finesë, asgjë intelektuale, asgjë botëkuptimore, asgjë kulturore, në gjithë ç’ka flasim e ç’kanë folur gjer më sot, paçka tematikave, paçka rrethanave, paçka arsyeve.

Stina e protestave që opozita nisi sot e një vit më parë, që dhe mundësia që Basha të provohej në raport me turmat. E siç u provua, gjithë çfarë kumtonte, nuk shkonte përtej militancës, siç dhe nuk vijon të shkojë. Nuk dihet se për ç’arsye një qytetar i paanshëm politikisht, pavarësisht statusit të tij shoqëror, por le të themi intelektual, do grishej nga ligjërimi i Bashës. Kjo vlen dhe për Ilir Metën. Ky i fundit, e pati provën e tij në fushatën e 2017-ës. Aty ishte ka tastrofik jo nga varfëria ligjërimore që e karakterizon por nga një egërshani e ulët ndërkohë që sapo kishte marrë dhe titullin President – titullin e jo detyrën. Sjellja e çartafillosur e Metës gati ç’prej një viti, është ndryshe dhe përpëlitja e tij në gjetjen apo sajimin e një talenti të munguar për të qenë frymëzues. Ajo e folura e tij e zvargur, ku zakonisht, nëse nuk është në tension politik, pra në ndonjë përplasje, nuk thotë asgjë, e karakterizuar nga një ëëë…ëëë…ëëë…bezdisëse mes fjalëve, është bash ajo origjinalja e Metës. Çfarë del jashtë saj, është një fallsitet i rëndomtë(siç). Dhe nuk mund ta kenë as Meta e as Basha për shumë arsye. Sepse para se të jetë politike, është kulturore. Janë dy figura që kulturalisht s’kanë asgjë për të thënë e asgjë për të dhënë. Sepse te të dy vlen eksperimenti i heqjes së kostumit politik, për të parë se ç’mbetet prej tyre…asgjë! /tesheshi/