Ditën e sotme, mamaja e këngëtares shumë të dashur për publikun shqiptar, Fifit, feston ditëlindjen e saj. Sigurisht, Fifi ishte e para që e uroi sapo kaloi mesnata, duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me të ëmën. Krahas pozës së ëmbël nënë e bijë, Fifi e cila shquhet për tekstet prekëse, i dedikoi të ëmës fjalët më të ngrohta për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen o arsyeja e jetës tem❤️ Edhe pse shpesh kena mosmarrëveshje, najher edhe bojme llafe , une prap t’du se je ajo qe m’dhe mundesin me frymu // Te dua Mam @nurijeracii ❤️”- shkruan këngëtarja krahas fotos së tyre.