Lajmi për dënimin dy vjeçar të Manchester City-t nga Kupat e Europës tronditi mbarë opinionin sportiv.
“Qytetarët” nuk kishin respektuar rregullat e Fair Paly-t Financiar dhe për këtë arsye morën një dënim të ashpër nga qeveria më e lartë e futbollit europian.
Mirëpo kush është njeriu që ka ndikuar më së shumti në dënimin e kampionëve në fuqi të Premier League-s.
Dhe sipas asaj që raporton “Daily Mail” ai është Rui Pinto, i cili nëpërmjet një laptopi nga dhoma e tij në vitin 2015 arriti të futej në e-mailin e klubit dhe informacionet ia dorëzoi medias e cila vazhdoi më pas investigimin.