Disa kohë më parë u dha lajmi i mirë se patentat shqiptare u njohën në shtetin grek. E së fundmi një lajm i mirë vjen edhe për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Gjermani. Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ‘Ambasada Gjermane’ në Tiranë ka bërë me dije se janë duke u bërë përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani. Mes rreshtash në këtë postimin bëhet me dije edhe se njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Gjithashtu shkruhet se Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve.
Postimi i plotë: Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani. Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.
Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë. Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm. Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë.