Dashi: Yjet favorizojnë ata që duan të ndezin brenda tyre dëshirën për të dashuruar, sepse Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në datën 7. Nëse keni një marrëdhënie që nuk ju dhuron kënaqësi, më mirë t’i jepni fund. Në familje po bisedoni për blerjen e një shtëpie apo për t’u shpërngulur diku tjetër. Për fat të keq, Jupiteri ju pengon disi duke ju hapur probleme të vogla të karakterit ekonomik. Data më e favorshme në fushën sentimentale është 16-a, qoftë edhe për të sqaruar disa çështje që i keni lënë pezull. Nëse vendosni t’i jepni fund një lidhjeje, kjo nënkupton se po çliroheni nga një barrë e madhe. Shumë nga ju mendojnë se janë më mirë vetëm.
Demi: Ky muaj do të jetë i mbushur me ngjarje dhe emocione. Kjo është periudha më e mirë për të rënë në dashuri apo për të konfirmuar një lidhje. Ju e harroni lehtësisht të shkuarën. Vlerësojini mirë lidhjet e reja që po lindin. Nëse pas një divorci keni ende çështje ligjore të mbetura pezull, nuk do ta keni të vështirë të bini dakord me njëri-tjetrin. Do të jeni pikërisht ju që do ta drejtoni situatën. Mos i nënvlerësoni dashuritë e reja, pasi Venusi është në një pozicion të shkëlqyer dhe do t’ju dhurojë emocione të mëdha, sidomos pas datës 19. Çiftet që janë të lidhura prej kohësh, do të kërkojnë që partnerët të hedhin një hap më shumë, si për shembull martesa.
Binjakët: Shkurti do të dhurojë emocione në fushën e ndjenjave, sidomos pas datës 7, pasi Venusi do të kalojë në shenjën tuaj. Tani për tani keni nevojë për qetësi. Fatlumët janë ata që mbajnë në këmbë marrëdhëniet e hershme. Gjysma e dytë e muajit do të jetë idealja. Kini kujdes se mos humbni njerëzit që ju duan duke kërkuar një njeri të veçantë. Lidhjet e reja krijohen krejt papritur nga hiçi.
Gaforrja: E kemi përmendur edhe më parë që jeta juaj sentimentale është përfshirë dhe disi është dëmtuar nga përkushtimi juaj ndaj karrierës, gjë që është krejt normale për ju. Në datën 7 kjo do të ndihet shumë. Çiftet në krizë të këshillohen me këshillues apo me miq që mund t’i ndihmojnë. Edhe nëse ju vjen një propozim për martesë, ju gjithsesi do ta shtyni, dhe jo se ju mungon dashuria, por ndiheni ende të pasigurt. Shkurti do të vërë në provë shumë çifte, sidomos ata që kanë probleme prej kohësh.
Luani: Shkurti do të jetë një muaj interesant në fushën e ndjenjave dhe plot me ngjarje intriguese. Të vetmuarit do të kërkojnë shoqëri të reja. Romantizmi do të mbizotërojë te të gjitha çiftet që duan ta jetojnë marrëdhënien pa asnjë kufi. Datë interesante do të jetë 16-a. Kini kujdes nga lidhjet e dyfishta. Tradhtia nuk lejohet dhe arsyeja nuk është vetëm morali, por ju zbuloheni shumë shpejt. Gjatë shkurtit do të sillni ndër mend edhe histori të vjetra dashurie që kanë marrë fund, të cilat ju kanë mbetur në kujtesë vetëm se Luanët nuk e pranojnë asnjëherë humbjen. Datat 26 dhe 27 janë më të favorshmet për njohje të reja.
Virgjëresha: Gjithçka nis shtruar në shkurt në fushën e ndjenjave. Duke gjykuar zhvillimet e mëdha profesionale, marrëdhëniet janë disi më inferiore, pasi e keni mendjen tjetërkund. Thuajse të gjitha çiftet duhet të kalojnë një sprovë të vogël. Shkaqet më të shumta që ju ndaheni kanë të bëjnë me faktorë të jashtëm. Gjysma e dytë e muajit do të dhurojë më shumë emocione duke u sjellë fat edhe beqarëve. Ata që sapo janë lidhur, ua bëjnë të qarta menjëherë gjërat partnerëve të tyre.
Peshorja: Në fushën sentimentale shkurti do të risjellë tensionet që kanë karakterizuar muajt e kaluar. Ndjenjat do të kalojnë në plan të dytë, për shkak të problemeve në punë ose të studimeve për ata që janë më të rinj. Keni shumë gjëra për të thënë dhe shumë njerëz për të kritikuar. Gjatë 2020-s do t’u jepni fund shumë miqësive. Mos bini pre e provokimeve. Çiftet e dashuruara prej kohësh nuk kanë pse të kenë frikë dhe të bëhen gati për të planifikuar pushimet që të qetësohen. Shpërqendrohuni, bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë, pasi kjo gjendje emotive do t’ju stresojë të dyve. Lidhjet e lindura së fundmi do të jenë disi problematike, pasi mund të keni zgjedhur një gënjeshtar/e. Verifikoni gjithçka.
Akrepi: Që gjithçka të shkojë vaj në fushën e ndjenjave, duhet të kuptoni më mirë ç’ka ndodhur në të shkuarën. Ata që janë martuar apo që janë bërë me fëmijë, tani kërkojnë siguri ekonomike. Partnerët do t’ju gjykojnë nëse nuk çoni mjaftueshëm të ardhura në shtëpi. Muaji do të karakterizohet nga debate në familje për çështje trashëgimie. Beqarët ndoshta do të gabojnë duke kërkuar të lidhen me persona që kanë diferencë të madhe në moshë me ta apo që jetojnë shumë larg. Kjo ndodh pasi të lindurit e kësaj shenje kuptojnë se dashurojnë vetëm kur vuajnë për të tjerët apo kur e kanë të vështirë t’i bëjnë për vete. Takimet sentimentale do të jenë interesante dhe përfshirëse. Ju tërheqin më shumë personat e shenjave të Ujit, si Gaforrja dhe Peshqit. Shfrytëzoni mundësinë të dielën, në datën 16, kur Marsi kalon në shenjën tuaj.
Shigjetari: Duket se tanimë ka marrë fund periudha e polemikave të mëdha në çift, falë Venusit që do t’ju favorizojë. Madje, edhe beqarët do të përjetojnë emocione të mëdha. Nëse do të merrni një vendim me rëndësi, yjet ju ndihmojnë. Pasioni dhe ëmbëlsia do të karakterizojnë të gjitha fundjavat. Beqarët mezi presin të njihen me njerëz të rinj. Kërkoni të keni në krah një person shumë të gjallë. Bëni mirë të rrini larg të lindurve në shenjën e Peshqve, pasi ata paraqesin gjithmonë një lloj sfide për ju. Jupiteri do të ndihmojë çiftet që duan të bëhen me fëmijë.
Bricjapi: Shkurti do t’u lërë hapësirë emocioneve dhe ndjenjave, e keni ju në dorë sa doni të përfshiheni. Këtu përfshihen jo vetëm çiftet që kanë një lidhje prej shumë kohësh, por edhe për ata që janë të vetmuar. Të bindësh një Bricjap se është më mirë në çift, sesa të jetojë vetëm është thuajse një sipërmarrje e pamundur, sidomos pas një sërë zhgënjimesh. Dhembja e një braktisjeje nuk duhet të shndërrohet në mosbesim ndaj së ardhmes.
Ujori: Ka ardhur çasti të jetoni marrëdhënie intriguese në aspektin sentimental, edhe pse disi të kushtëzuara nga xhelozia. Kanë qenë të shumta çiftet që janë ndarë këta muajt e fundit. Disa nga ju nuk ndahen vetëm për hir të fëmijëve apo për qetësinë që dhuron familja, por dashurinë zor se e gjeni. Takimet e reja janë shumë të favorizuara. Marrëdhëniet e hershme do ta kenë të vështirë të gjejnë sensualitetin në marrëdhëniet intime, pasi Ujorët dashurojnë me mendje.
Peshqit: Nëse jeni ende të vetmuar pas një krize të kaluar vitin e kaluar, ka ardhur koha të tregoheni të hapur për dashuritë e reja, pasi Venusi favorizon pasionin. Lidhjet dhe miqësitë që lindin në këtë periudhë do t’ju ndihmojnë të kaloni shumë vështirësi. Dy vitet e fundit kanë qenë disi delikatë në fushën e ndjenjave. Edhe ata që s’janë larguar nga partnerët, kanë ndier një shkëputje fizike dhe psikologjike. Ndoshta një nga të dy ka punuar larg ose është treguar kritik ndaj tjetrit. Duhet të gjeni sërish nevojën për të kaluar kohë bashkë, të ndani hapësirat të dy dhe të mos krijoni një lloj rivaliteti. Mos u përqendroni vetëm te puna, pasi edhe lidhjet sentimentale janë të domosdoshme. Kujtimet negative të së shkuarës shndërrojini në stimuj për të shëruar shpirtin. Nëse mendoni të ndëshkoni partnerin duke u lidhur me dikë tjetër, në fakt rrezikoni të ndëshkoni veten duke hyrë në marrëdhënie të ndërlikuara.