Kreu i PD Lulzim Basha ka mirëpritur donacionet e dhuruar nga Konferenca e Donatorëve sot në Bruksel edhe pse vete nuk ka dhuruar asgje, as nje page. Basha shprehet se puna duhet të nisë menjëherë dhe fondet të përdoren me transparencë.

Ai shprehet se detyra e PD është që fondet të përdoren vërtet për njerëzit që janë në nevojë.

Ditën e sotme, qeveria shqiptare arriti të sigurojë 1.15 miliardë dollarë donacione nga mbi 100 vende në Bruksel.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to.