Qetësohuni, nuk po themi që Kylie Jenner ha paçe në mëngjes siç thotë edhe Big Basta për tironsit e tij në këngën e realizuar për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Por Kylie Jenner ka treguar se e nis ditën me lëng kockash të përzierë me limon ose me lëng selinoje. Në një intervistë së fundi për “Harper’s Bazaar’s”, ajo shprehet se në frigoriferin e saj ka një raft vetëm me selino të freskët të cilën e shtrydh në mëngjes.

Ajo madje konsumon edhe lëngun e kockave gjithë ditës, duke pirë deri në dy kavanoza në ditë. Për drekën, Kylie thotë se i pëlqen: Pulë me limon, perime dhe ndonjëherë i bën vetes Tacos. “Sot porosita burritos biftek dhe ca oriz”, shprehet ajo. “Nëse jemi në një hotel, unë gjithmonë porosit mish pule me limon dhe oriz të bardhë, perime, sallatë. Yum”. Midis vakteve Kylie-t i pëlqen të hajë patatina, shegë dhe Sushi. Natën vonë, Kylie ka mënyrën e saj për t’iu shmangur ushqimit. Ajo qëndron në dhomën e gjumit, larg nga kuzhina në rezidencën e saj të madhe.