Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se çdo veprim i presidentit Ilir Meta gjoja në mbrojtje të Kushtetutës nuk ka të bëjë aspak me interesin publik, por është përpjekja e radhës për të penguar reformën në drejtësi. “Është si drita e diellit, se gjithçka ka bërë mazhoranca është në përputhe me Kushtetutën. Dhe çdo përpjekje e Metës për të penguar reformën në drejtësi, nuk ka argumente. Ai mbetet një aktor brenda opozitës. E ka bërë këtë erdhe gjatë vitit të kaluar kur kërkoi të pengonte shqiptarët në të drejtën e tyre për të zgjedhur. Në aspektin e së drejtës së Metës për t’u sjellë si opozitar s’kam gjë. Në aspektin e presidentit të republikës ka disa kosto. Edhe ne si mazhorancë që e kemi votuar kemi përgjegjësinë tonë. Ilir Meta e ka humbur prej kohës funksionalitetin”, tha Balla.
I ftuar në studion e Ilva Noë në Euroenws Albania, numri dy i PS, Balla mohoi që komisioni i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e kreut të shtetit të jetë zvarritur, por e lidhi shtyrjen e tij me atë që e cilësoi një tjetër shkelje kushtuese të Metës, refuzimin për betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, për të cilën është duke u pritur fjala e Komisionit të Venecias që më pas të procedohet me shkarkimin. “Venecia do të sqarojë nëse veprimi antikushtetues i Metës është shkelje e rëndë kushtetuese. Nëse ky veprim tjetër do të bindë komisionin dhe më pas kuvendit dhe më pas Gjykatën Kushtuese për ta shkarkuar. Inicimi i një mekanizmi zhbllokues si 10 ditëshi, është një risi që pas reformës në drejtësi i është hequr çdo uzurpatori për të bllokuar punën. Në vitin 2010 vinin dekrete nga president që nuk shqyrtoheshin fare nga kuvendi dhe abuzohej me këtë gjë. Nisur nga kjo u vunë disa afate. Edhe çështja e betimit, e dimë që është akt formal, por sa kohë e gjithë instrumentet e reformës kemi futur mekanizma zhbllukues. Kjo nuk ndodh vetëm me presidentin, nëse një ditë kuvendi do çmendet, pra edhe kuvendi i ka bërë vetes afate. Në jurisprudencë ka një dallim mes betimin dhe përzgjedhjes. Unë jam një prej firmëtarëve që kam kërkuar shkarkimin e Metës, jam i bindur se e ka humbur të drejtën për të qenë në atë zyrë. Ka një procedurë, me të marrë raportin e Venecias është detyra e komisionit të konkludojë dhe është e nevojshme të jenë 94 vota numra në Kuvend”, tha Balla.