Lori Hoxha ka treguar gjatësinë e flokëve të saj në një postim të fundit në Instastory! Fashionista e njohur ka publikuar një foto, me një shkrim ku ankohet për flokët e saj që nuk po zgjaten. Ajo shprehet se flokët e saj kanë 3 vjet që duken kështu. Më pas Lori shprehet se ua bën “yzmetin”, duke u ushqyer shëndetshëm apo duke hequr dorë nga locionet e dëmshme për flokë.
E megjithatë kur shprehet se i lan me qumësht njëbrirëshi, kuptojmë se gjithçka ishte një shaka. “Betohem që flokët e mi kanë këtë gjatësi që në 2017-n. Pse nuk rriten? Nuk përdor më dekolorant, pi 2 litra ujë në ditë, çdo ditë marr biotinë, i ha perimet jeshile, i laj me qumësht njëbrirëshi. Ju lutem dikush të më japë një shpejgim”, shprehet Lori. Ajo publikon dhe një foto tjetër ku shihet me flokët me valëzim, një ndër modelet e preferuara të Lorit.