Nexhmije Hoxha, gruaja e ish diktatorit Enver Hoxha ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 99 vjeçare, ndërsa sot është zhvilluar ceremonia mortore dhe është va rrosur në va rrezat e Sharrës. Në ceremoninë mo rtore binte në sy mungesa e djalit të dytë Sokolit, bashkë me nusen e tij Liljanën, të cilët i kishin shkë putur marr ëdhëniet me pjesën tjetër të familjes Hoxha vite më parë. Edhe në testamentin e saj Nexhmija nuk i drejtohet asnjëherë Sokolit, por vetëm Ilirit dhe Pranverës. E ndërsa i drejtohet Ilirit dhe e përgëzon për gjetjen e një nuse si Teuta, nga ana tjetër ajo su lmon Liljanën, nusen e Sokolit, duke e cilësuar si ‘të së murë nga koka e të ligë nga shpirti’. “Koha tregoi se ti, Ilir, kishe bërë një zgjedhje të mirë për shoqen e jetës. Se gruaja mund të bëjë të lumtur, ajo mund edhe të ta nxijë jetën. Një shembëlltyrë e tillë i ndodhi djalit tjetër tim, Sokolit, për fatkeqësinë e tij e të familjes sonë, u lidh me një grua jo vetëm të së murë nga nervat, por të së murë nga koka e të ligë nga shpirti. Siç tregoi koha, ajo kish qenë mish i huaj që kur hyri në shtëpinë tonë, po që me ndryshimin e klimës politike në vend erdhi në dekompozim e deg radimin e fundit politiko-moral”, shkruhet në testamentin e Nexhmije Hoxhës.
Por si nisi prishja e marr ëdhënieve të Nexhmije Hoxhës me të birin Sokolin dhe nusen e tij, Liljanën? Sokol Hoxha dhe Liljana Hoxha ishin gjithmonë dysh ues për vd ekjen e Enver Hoxhës. Ata kanë ak uzuar gjithmonë Nexhmijen, Ramiz Alinë, Sulo Gradecin dhe doktorin Isuf Kalo për përshpejtimin e vd ekjes së ish-diktatorit, ak uza që nuk janë provuar deri më sot. Në një intervistë të dhënë rreth 3 vite më parë për gazetën Panorama, Sokol Hoxha tregon historinë se çfarë ndodhi pas vd ekjes së të atit, dhe si u zhd ukën medikamentet që përdorte Enveri, kur ky i fundit vd iq. “Isuf Kalo bënte “heroin” në kohën përkatëse dhe me vendim të Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës e Sulo Gradecit duhet të shkonte në Paris, i vetëm, pa asnjë dëshmitar për të siguruar mjekimin e pastër për Enver Hoxhën, sipas tij në mënyrë të befasishme dhe në vende të ndryshme. Kjo behej “në një kohë kur kishte norma shumë strikte prej sistemit diktatorial. Jo vetëm në rastin e shëndetit të kryetarit të shtetit, por se asnjë shqiptar nuk mund të lëvizte vetëm, pa qenë së paku dy apo tre veta, ku njëri prej tyre ishte i Sigurimit apo bashkëpunëtor i tij. Kjo masë e çuditshme mbrojtjeje të jetës së babait tim bëhej pa dijeninë e tij, aq më tepër kur im atë personalisht nuk ka pasur kurrë konsideratë për Kalon, pasi e quante një mjek mburravec. Me ngritjen e kësaj çështjeje në familje, nëna ime na kërcënon që ne të heshtim: Ju doni të më ak uzoni mua? Jua tregoj unë vendin miqve tuaj dhe fisit të Lilianës”, shprehej Sokol Hoxha.
Ai thotë se pas vd ekjes së babait të tij ilaçet që Enver Hoxha përdorte u kërkuan që të përdoreshin për pacientët e tjerë diabetikë, por mjeku Isuf Kalo i mori dhe i zhd uku. Edhe Liljana, gruaja e Sokolit ka su lmuar ashpër Nexhmije Hoxhën në çdo intervistë të saj, duke e ak uzuar edhe për vr asjen e Mehmet Shehut. Ajo thotë se Nexhmija ndihej e frikësuar nëse Mehmet Shehu merrte pushtetin, ndërsa kur u mor vesh lajmi për vd ekjen e Shehut, Nexhmija ka shfaqur gëzim të madh. Ak uzat e Sokolit dhe Liljanës nuk u pranuan kurrë nga Nexhmija dhe pjesëtarët e tjerë të familjes Hoxha, të cilët u distancuan me njëri-tjetrin. Në të gjita daljet e saj në publik, por edhe në librat që ka shkruajtur, Liljana tregon ngjarjet që kanë ndodhur dhe veprimet e Nexhmije Hoxhës, vetëm për të marrë pus htetin. Nexhmija vd iq, dhe bashkë me të ndoshta hu mbën edhe disa nga sekretet më të mëdha të komunizmit, hu mbën disa nga gjurmët që do të zbardhnin të vërtetat që kërkon çdo shqiptar i pe rsekutuar në ato vite, apo shumë marrëveshje me agjencitë e huaja që nuk u morën vesh kurrë. Ndoshta me vd ekjen e Nexhmije Hoxhës, Shqipërisë iu shua edhe kujtimi i fundit nga komunizmi, edhe pse shumë bashkëpunëtorë të ish diktatorit janë ende gjallë dhe në poste drejtuese ditët e sotme. Nexhmije Hoxha nuk shfaqi kurrë pendesë për të rrëf yer kr imet e sistemit diktatorial, nuk kërkoi asnjëherë falje dhe mbi të gjitha, edhe në testamentin e saj nuk i dedikoi dy fjalë të birit, ndoshta më minimalja që do të bënte një nënë në shtratin e vd ekjes./newsbo mb.al