Alketa Vejsiu iu përgjigj kritikave në lidhje me deklaratën e saj e cila ka shkaktuar shumë reagim tek opinioni publik. Në Sanremo, ajo u shpreh se ishte e vetmja grua që ishte drejtuese artisike dhe prezantuese e festivalit. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te disa prezantuese që kanë drejtuar më parë Festivalin në RTSH. Në lidhje me këtë Alketa u përgjigj kështu:
“Gratë nuk kanë pse të ndjehen të ofenduara. Unë isha drejtuese artistike dhe drejtuese e festivalit dhe nuk kisha një burrë në krah. Më shume duhej te mërzitej Vera Grabocka por nuk e bëri. Nuk ka askush pse të ndjehet e ofenduar. Unë kam respekt për ata që kanë prezantuar më parë por shoh ligësi të madhe. Lufta e grave ndaj grave është e fortë.”