Një i ashtuquajtur ‘objekt pranë Tokës’ do të kalojë pranë planetit tonë më 15 shkurt dhe ka një gjerësi prej 1 kilometër. Një shkëmb hapësinor i kësaj mase mund të vrasë miliona njerëz në zonën ku godet dhe mund të nisë një katastrofë në shkallë globale. Administrata Kombëtare e Menaxhimit të Hapësirës në SHBA thotë se është duke ndjekur avancimin e asteroidit 2002 PZ39, i cili po vjen drejt tokës me shpejtësi prej më shumë se 57,240km/ore, sipas mediave që citojnë ekspertët e NASA.
Shkëmbi hapësinor që është i gjerë nga 440 m deri në 990 m, do të bëjë një “qasje të afërt” me planetin tonë rreth orës ndërkombëtare 11:05 (ora shqitpare 12:05) më 15 shkurt. Impakti nga përplasja me një trup të tillë mund të ketë pasoja për të gjithë planetin. “Nëse një meteoroid shkëmbor më i madh se 25m por më i vogël se një kilometër do të godiste tokën do të shkaktonte dëme vetën në zonën e goditjes. Ne besojmë se një asteroid prej dy kilometrash ose më shumë gjerësi ka pasoja për të gjithë planetin”, thuhet në agjencinë e NASA.
Sipas llogaritjeve trupi i afërt do të kalojë 5.77 milionë kilometra pranë tokës, çka megjithse mund të duket si një distancë e sigurtë llogaritjet nuk kanë rezultate absolute dhe mund të ndryshojnë.