Operacioni “Forca e Ligjit” vijon të godasë të tjerë persona të njohur të botës së kr imit. Përmes një deklarate për media, Policia e Shtetit zbulon emrat e të tjerë personazheve të njohur të drejtësisë, të cilëve OFL iu ka dërguar formularë, ku iu kërkon të bëjnë deklarimin e pasurisë. Në shënjestër të OFL janë vënë dy “të fortë” të Durrësit dhe Elbasanit, të cilët rezultojnë me probleme në Gjermani dhe Itali, të aku zuar, hetuar dhe dë nuar për tra fik të qenieve njerëzore apo traf ikim lëndësh nar kotike. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për Suel Çelën dhe Plarent Derivishajn.
Njoftimi i policisë: Përshëndetje, Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, dhe në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dë nuar apo aku zuar për kri m të organizuar apo kri me të rënda, sot më datë 6 shkurt 2020, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: – P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Tra fik i qen ieve njer ëzore”. – S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për traf ikim nar kotikësh.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.
Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për kri met e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dë nuar apo aku zuar për k rim të organizuar e kri me të rënda.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.