Është një çështje që vendoset nga drejtuesit e operacionit dhe ka shumë çështje operacionale për të cilat ministri nuk duhet të merret dhe në fakt nuk preferoj të merrem, aq më tepër me aparencën e një vajze që kryen detyrën e zëdhënëses. Por besoj që duhet të marrim në konsideratë faktin që punonjësit e këtij operacioni kanë nevojë për një lloj mbrojtje”, keshtu u shpreh Ministri i Brendshem Sander Lleshaj, ne studion e emisionit “Kjo Jave” ne News 24, kur u pyet per zedhenesen e OFL-se.

Ministri Lleshaj theksoi se nuk eshte se zedhenesen e mbrojne syzet, ndersa nga ana tjeter theksoi se ne berjen e detyres se tyre ata kane nevoje per qetesi dhe jo per komente te aparences.

“Nuk po them se mbrohet nga syzet, në përgjithësi kanë nevojë për një lloj mbrojtjeje. Dhe kanë nevojë për qetësinë e nevojshme që ta bëjnë detyrën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë, nga kushdo qoftë. Derisa unë si ministër refuzoj të futem në detaje operacionale do të ftoja jo vetëm median por edhe publikun, të përmbahet nga kureshtja për t’u futur në detaje operacionale të punës së tyre. Di që mbi këtë operacionin forca e ligjit qëndron një institucion tjetër që mbikëqyr, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Kontrollin në Ministrinë e Brendshme i cili ka për detyrë të kontrollojë respektimin e kritereve ligjorë të këtij institucioni. Pra duhet të dini që gjithë operacioni, është i monitoruar nga afër”, tha Lleshaj.

Më tej, ministri Lleshaj u pyet dhe për akuzat e opozitës dhe të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mbi operacionin “Forca e Ligjit”, duke thënë se “Mundohemi t’i shpjegojmë atëherë kur duan të dëgjojnë. Për fat të keq ka edhe një kategori zërash kundër, të cilët nuk duan të dëgjojnë, thjesht duan të përcjellin një mesazh të kundërt. Nuk i mbyllim dot ato gojë, nuk kemi ç’u bëjmë, le të flasin. Është publiku ai që do të gjykojë dhe do të jenë rezultatet që do të flasin. Nuk arrij dot ta kuptoj këtë shqetësim, i cili po fryhet nga një pjesë e kufizuar e atyre që kanë një zë publik por qetësinë për të vijuar më tej na e jep mbështetja jashtëzakonisht e gjerë e publikut.”.