Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të gjithë shqiptarët të tregojnë sa para kanë duke bërë deklarim dhe depozitim të tyre në bankë. Rama tha se në fokus të këtyre masave do të jenë edhe pronat dhe pasuritë e shqiptarëve jashtë vendit.”Rindërtimi do të jetë jo vetëm një program rindërtimi, infrastrukture, por rritjeje ekonomike. Janë shqetësuar të gjithë nga OFL se nuk e dinë se ku mbaron OFL. Kemi adresuar vetëm një aspekt të tij, atë të shtëpive të ndërtuara pa leje. po jo parash. Sa kursime emigrantësh rrinë në jastëk. Sa makina të blera me punë të ndershme mund të kapen nesër. Shqipëria nuk mund të vazhdojë që vajzat kur dalin me shoqet të shohin makinat më të shtrenjta me ata të veshurit më keq. Unë mësojë atje dhe më vjen tjetri me lamborgini. Kjo do të mbarojë ashtu si do të mbarojë edhe pjesa tjetër. Shqipëria nuk është me shumicë kriminelësh as me shumicë hajdutësh por me shumicë që punojnë. Por kur t’i shohin. Keni parë ndonjëherë ndonjë që punon. Del ai që ka probleme me kanalin dhe bërtet. Shqipëria shumë shpejt do i thotë të gjithëve tregoni xhepat. Por ka një ndryshim mes atyre të vendosura përmes krimit dhe atyre të vëna me punë. Do bëjmë një amnisti të përgjithshme që të gjitha paratë dhe asetet t’i deklarojnë. Kjo do bëhet sepse jemi këtu për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu. Emigrantët nuk mund të mbajnë më para andej sepse i thonë këtu nga i more. Ata që nuk i kanë paratë përmes krimit, ose janë politikanë, gjykatës, prokurorë dhe subjekte do japin llogari nga unë i pari për çdo gjë që kemi. Pastaj secili t’i dalë për zot. Nuk ka më aty PS, PD, aty ka ose ndershmëri, ose te vendi. Të tjerët duhet t’i sjellin paratë në Shqipëri dhe t’i fusin në bankë me një interes minimal. Besoj se kjo do të na japë mundësinë ta shtyjmë ekonominë edhe më shumë. Kur kalon afati kush nuk i ka deklaruara do japin llogari. Kjo do të na japë mundësinë ta shtyjmë ekonominë edhe më tej. Kur mbaron afati pastaj, je tek OFL, ke bërë e nuk ke bërë krime. Do fusim elementin që të gjitha pasuritëe shqiptarëve jashtë do të deklarohen këtu si në çdo vend në botë. Shteti shqiptar duhet t’i dijë, dhe ka të drejtëntë të gjëmojë deri në fund të botës nëse ke një shtëpi apo pasuri që nuk e keni deklaruar”, tha Rama.