Dy ‘shënjestrat’ e rradhës të OFL për deklarimin e pasurisë janë në Tiranë dhe bëhet fjalë për një të dën uar në Itali për vr asje dhe për shk atërrim prone me zjarr. A.L, banues në Tiranë i cili është dën uar në Itali për v rasje në rrethana cilësusese dhe E.D po banues në Tiranë i aku zuar për shka tërrim të pronës me zjarr, janë dy subjektet që kanë 48 orë kohë për t’iu përgjigjur me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL mbi pasurinë. Përgjigjet më pas do ti dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i OFL: OFL, 20 shkurt Vijon me intensitet Operacioni Forca e Ligjit, në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dën uar apo aku zuar për kr im të organizuar apo kri me të rënda.

OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special. Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: – A. L., me banim Tiranë, i dë nuar në Itali për “Vra sje në rrethana cilësuese”; – E. D., me banim Tiranë, i dë nuar për “Shkat ërrim të pronës me zjarr”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.