Është shfaqur me një pamje me pak buzëkuq dhe rimel, e kujdesshme që look-u i ministres së Shëndetësisë të mos tregojë aspak frikë apo më keq akoma panik. Italia është dëshmia më e qartë se paniku është më kërcënues sesa virusi në vetvete, duke krijuar kushtet dhe për anarki. Sot në mbledhjen e taks-forcës nga Aeroporti i Rinasit, ministrja ishte e rrethuar nga profesionistët dhe përfaqësuesit e institucioneve që janë të angazhuar në menaxhimin e krizës, që ende nuk është bërë shqiptare, por siç e tha drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico, “gripi nuk hyn legalisht dhe në dorë kemi vetëm përgjegjësinë tonë si institucione, por edhe qytetarë, është dhe një përgjegjësi e shoqërisë”. Slogani është higjienë dhe jo panik! Gjashtë raste të dyshuara kanë rezultuar negativë në ISHP ndërkohë gazetarët kanë drejtuar pyetje të ndryshme, ku po rendisim disa nga më kryesoret:
Pse jeni të sigurt se nuk ka asnjë rast të kontaminuar? Nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Ne bazohemi në fakte dhe në atë që ekspertët janë duke punuar dhe hulumtuar. Jemi duke vepruar me përgjegjësi. Pika e parë e shpëtimit është të dëgjuarit e ekspertëve të fushës. Dhe të dëgjojmë strukturat që duhet të ndjekin këto çështje aq më shumë bëhemi të vetëdijshëm që s’ka vend për panik, por për përgjegjësi dhe transparencë. Kemi dyfishim të ekipeve të shëndetësisë në pikate kufitarë për të patur një kontroll të rëndësishëm, për të marrë vendime të bazuara në evidenca.
Ministrja e Shëndetësisë përgjigjet për qytetarët që ankohen se nuk ka maska! A do të mbyllen kufijtë me Italinë? Përgjigjet ministrja Manastirliu
Koronavirusi/ Shkolla private në Tiranë njofton se do mbyllet për 2 javë. Ministria e Arsimit i heq licencën A do mbyllen kufijtë me Italinë? OBSH rekomandon që të shihet dhe vlerësohet mundësia hap pas hapi, por mbyllja e kufijve realizohet në një moment të caktuar kur kemi një situatë të epidemisë dhe përhapjes së gjerë. Në këto raste OBSH dhe siç po aplikohet në vende të tjera, nuk vendose masa agresive kombëtare, por izolohet lokalist rasti dhe më pas merren masa në zona specifike.
Si do menaxhohen shkollat dhe kopshtet? Janë marrë të gjitha masat për elemntët që kanë të bëjnë me higjienën, jo vetëm me ambientet, por dhe me atë personale. Është pjesë e edukatës shëndetësore dhe edukimit, të ketë orë të posaçme për fëmijët dhe do të monitorohet nga mësuesit larja e duarve dhe duke i mësuar sesi bëhet larja e duarve. Duke e përfshirë si një masë parandaluese, por edhe duke rritur kulturën shëndetësore në kopshte dhe shkolla. Po punojmë në këtë drejtim jo vetëm ky urdhër synon të shtohen masat e higjienës sanitare. Dyshimet për karantinën në Kavajë, Manastirliu iu përgjigj se nuk duhet të përdoret politikisht dhe se për të gjithë shpifësit e këtyre ditëve ka vetëm një fjalë turp: “Mos të përdoret politikisht. Është turp për ata që shpifin”./Tiranapost.al