Ministri i Brendshem, Sandër Lleshaj i ftuar mbremjen e sotme në Open në Top Channel foli për paketën anti- KÇK. LLeshaj tha se të gjitha subjektet dhe personat do te percaktohen sipas ligjit dhe kategorive ne fushen e krimeve te renda tra fiqeve dhe terro rizmit.

Jane hapat fillestare te nje operacioni qe do marre energji te medha. Jemi ne castin zero te operacionit. Une nuk zgjedh emrat e grupeve. Zgjidhen nga policia ne kuader te procedurave. Zgjedhja eshte thjeshtuar nga ligji qe percakton kategorite e personave ne fushen e krimeve te renda, tra fiqeve, terr orizmit. Ne nuk balancojme ba ndat, por ekzekutojme detyrat e dhena nga ligji. Numri subjekteve qe preken nga ky ligj eshte i dhene, kush eshte den uar per veprat e mesiperme eshte subjekt i ketij ligji. Nuk e di sa persona jane te skeduar, eshte nje numer i madh nenesh ne ligj dhe kush eshte de nuar per veprat me siper patjeter eshte subjekt i ligjit dhe do u shkoje letra. Ky ligj ne fakt, nuk eshte procedim penal, eshte nje proces administrativ qe synon te sqaroje pasurine e ketyre njerezve. Nuk eshte marre njeri me pronat qe ulerasin ne rruget tona, qe habisin cdo njeri, pasuri marramendese ne duart e 20 vjecareve. Kjo ceshtje eshte injoruar, institucionet nuk e kane marre asnjehere seriozisht ne 30 vite. Eshte ceshtje administrative.

Une nuk merrem me emra konkret se nuk eshte detyra ime. Rasti qe ju flisni eshte nje nder rastet e shumte (i pyetur per Lul Berishen). Kushdo qe ka kontribuar per lirimin e tij nuk e gjen mirekuptimin tim.