Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti deklaroi se akti normativ për paketën ‘Anti-KÇK’ nuk shkel kushtetutën dhe asnjë ligj. S’ka as implikime Kushtetuese. Ky material, ky ligj, është kompetent dhe për fazën e parë, vetëm ndihmon në realizmin e atij qëllimi dhe nuk bie në kundërshtim me ligjin antima fia. Unë isha një nga nismëtarët për ndryshimin e ligjit të magjistratëve.”, tha Shahmeti.
Po ashtu ai nënvizoi faktin se PS ka meritë në miratimin e Reformës në Drejtësi. Ajo që do të kërkoja unë dhe që e kërkojnë të gjithë shqiptarët që ta vlerësonin një zëri këtë nismë si pozitive për thelbin që ajo përmban. U arrit deri aty dhe një draft. Pas marrjes së pushtetit nga PS, reforma më të rëndësishme që ka mbajtur flamurin kjo mazhorancë është reforma në drejtësi. Në këtë periudhë tranzitore kanë dalë shumë probleme. Po merren vendime skandaloze nga magjistratë apo gjyqtarë që janë në pritje të procesit të vettingut. Kjo mazhorancë ka përgjegjësinë që të garantojë institucionet e së drejtës. Pushtetet janë të ndara dhe kjo mazhorancë është që të tregojë gatishmëri ndaj kr imit. Më në fund është konstatuar SPAK, i cili është operativ për të kryer veprimtarinë e tij dhe sa ka nisur kompletimi i BKH-së. Në kushtet e këtij vakumi më e drejtë është zgjidhja e këtij akti normativ.”, pohoi ai.