Ka bërë xhiron e rrjetit video e një spikere ruse e cila ia ka plasur të qeshurës gjatë dhënies së lajmeve.
Aleksandra Novikova ka qeshur me lot gjatë raportimit për rritjen e pensioneve në vend.
Ajo po jepte lajmin e mirë për përfitimet financiare që do të siguronin personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës.
Ajo qeshi rreth një minutë edhe pse u mundua që të qetësohej sado pak. “Unë u përpoqa, ju e dëgjuat” – ka thënë Aleksandra.